Juventusi dhe Crotone kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në kampionatin italian, Serie A.
Zonja e Vjetër është nikoqire e Crotones për takimin e vlefshëm për javën e 14-të të kampionatit italian, ndeshje e cila zhvillohet nga ora 20:45 në Juventus Stadium.
Ekipi i Massimiliano Allegrit vjen nga humbja në fundjavë nga Sampdoria dhe dëshiron t’i kthehet fitoreve ndaj Crotones në një takim që duket i lehtë në letër.
Domenica sera a casa. #JuveCrotone pic.twitter.com/YMI0wXnwWG
— JuventusFC (@juventusfc) November 26, 2017
Ndërsa, skuadra e promovuar këtë sezon në Serie A ka dy fitore nga tri ndeshjet e fundit dhe do të tentoj befasinë ndaj Binaconerëve, që të dal së paku me një barazim nga stadiumi i tyre.
Trajneri i Juventusit ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime nga ndeshja e fundit, ndërsa ai i Crotones ka menduar të startoj me formacionin më të mirë të mundshëm.
Juventus: Buffon; Barzagli, Benatia, Höwedes; Lichtsteiner, Matuidi, Marchisio, Alex Sandro; Dybala, Douglas Costa; Mandzukic.
Crotone: Cordaz; Sampirisi, Ceccherini, Ajeti, Pavlovic; Rohden, Barberis, Mandragora, Nalini; Budimir, Tonev
/Telegrafi/