Site icon Telegrafi

Juventus – Chievo, formacionet zyrtare: Rotacion i madh nga Allegri

Dy skuadrat italiane tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë ndeshje.

Juventusi është nikoqir i Chievos në javën e tretë të kampionatit italian, Serie A, ndeshje kjo që fillon nga ora 18:00 dhe luhet në Juventus Stadium.

Skuadra e Massimiliano Allegrit vjen pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para dhe dëshiron ta shfrytëzoj terrenin vendas për ta arritur fitoren e tretë, ndërsa mysafirët do ishin të kënaqur edhe me një barazim.

Allegri ka vendosur të bëjë disa ndryshime në formacionin titullar, ndërsa trajneri i Chievos ka vendosur formacionin më të mirë të mundshëm. /Telegrafi/

Juventus: Szczesny; Lichtsteiner, Benatia, Rugani, Asamoah; Matuidi, Pjanic, Sturaro; Douglas Costa, Higuain, Mandzukic.

Chievo: Sorrentino, Cacciatore, Dainelli, Gamberini, Gobbi; Castro, Radovanovic, Hetemaj; Birsa; Pucciarelli, Inglese

Exit mobile version