Telegrafi

Juventus i cakton çmimin e largimit Alex Sandros

Alex Sandro pritet të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar veror.

Mbrojtësi i majtë brazilian në vitet e fundit gjithmonë është përfolur për një largim nga Juventusi, por në fund klubi italian nuk arrinte marrëveshje me skuadrat e interesuara për të.

30-vjeçari tanimë është nxjerr në shitje nga Juventusi me Zonjën e Vjetër që synon ta ripërtrijë ekipin.

Torinezët nuk mund të pretendojnë të fitojnë shumë nga shitja e tij, pasi lojtari ka kontratë deri në qershor të vitit 2023.

Sipas mediave italiane, Juventus i ka cakton çmimin e largimit prej 27 milionë eurove anësorit brazilian.

Disa skuadra nga Anglia kanë shprehur interesim për transferimin e tij, por si favorit po shihet gjiganti francez Paris Saint Germain.

Ndërkohë për krahun e majtë të mbrojtjes, Juventus synon të përforcohet me italo-brazilianin Emerson Palmieri. /Telegrafi/