Juventusi dhe Bologna kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.
Zonja e Vjetër është nikoqire e Bolognas në takimin e vlefshëm për javën e 36-të të kampionatit italian, i cili zhvillohet në Allianz Stadium nga ora 20:45.
Skuadra e Massimiliano Allegrit vjen në këtë ndeshje pas një fitore të madhe te Interi në udhëtim dhe dëshiron të vazhdoj me fitore për të siguruar sa më shpejt titullin e radhës në kampionat.
Un immancabile saluto agli amici degli #OfficialFanClub e si torna alla concentrazione pre #JuveBologna 👋🏻 https://t.co/s3HLPNyW1w pic.twitter.com/0smsT3C5Vw
— JuventusFC (@juventusfc) May 5, 2018
Në anën tjetër, Bologna ka siguruar thuajse tashmë qëndrimin në Serie A dhe do të luajnë pa presion të rezultatit, por do të tentojnë të dalin me pikë nga ky udhëtim.
#JuventusBFC kicks off in just a couple of hours! 🔴🔵#WeAreOne #Bologna pic.twitter.com/tmwuYdNh3Y
— Bologna FC 1909 (@BolognaFC1909en) May 5, 2018
Sikurse Allegri, ashtu edhe Roberto Donadoni kanë vendosur që të startojnë me formacionet më të mira të mundshme në këtë ndeshje.
Juventus: Buffon; Cuadrado, Barzagli, Rugani, Asamoah; Khedira, Marchisio, Matuidi; Dybala, Higuain, Alex Sandro
Bologna: Mirante; Krafth, Romagnoli, De Maio; Mbaye, Nagy, Crisetig, Poli, Keita; Verdi; Avenatti
/Telegrafi/