Telegrafi

Juventus bën gati ofertën e rinovimit për Adrien Rabiot

Juventus e bindi Adrien Rabiot që të nënshkruajë një kontratë afatshkurtër në vend se të largohet si lojtar i lirë dhe tani po raportohet se drejtuesit e klubit italian janë duke punuar që ta zgjasin këtë marrëveshje.

Mesfushori u bë pjesë e Juventusit si lojtar i lirë në vitin 2019 pasi paraprakisht ishte pjesë e PSG-së dhe francezi ishte afaër largimit nga Italia këtë verë.

Sidoqoftë, ai pranoi që të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare të vlefshme deri në qershor të vitit 2024, përkundër faktit se “Zonja e Vjetër” dështoi që të kualifikohet në garat evropiane.

Lexo po ashtu Juventusi mund ta humbas Rabiotin, Arsenal dhe Newcastle gati për të bërë oferta në janar

Prezenca e trajnerit Maximiliano Allegri besohet të ketë qenjë një element i rëndësishëm në vendimin e francezit dhe këtë po mundohet ta shfrytëzojë klubi gjatë bisedimeve të reja për zgjatjen e kontratës.

Siç raportojnë mediat italiane, një takim është vendosur të mbahet në muajin nëntor mes drejtorëve të Juventsuit dhe nënës së Rabiot, Veronique Rabiot.

Ata shpresojnë se do ta bindin mesfushorin që të nënshkruajë një kontratë trevjeçare para afatit kalimtar të janarit, kur ai mund të filloj bisedimet me klubet tjera, duke përfshirë këtu edhe Manchester United, klub i cili e kërkoi atë me ngulm gjatë verës./Telegrafi/