Telegrafi

Juventus befason në skuadrën për udhëtimin stërvitor në Gjermani – mungojnë shumë yje

Juventusi shpalli skuadrën për kampin parasezonal në Gjermani, duke lënë në shtëpi lojtarë si Federico Chiesa, Wojciech Szczesny, Weston McKennie dhe Dean Huijsen, ndërsa Matias Soule është pjesë e skuadrës. 

Trajneri i ri Thiago Motta emëroi grupin që niset sot për përgatitje në Herzogenaurach.

Ata do të qëndrojnë në të njëjtin kamp ku Gjermania ishte vendosur për turneun EURO 2024, pranë Nurembergut.

Siç pritej, mungojnë jo pak, edhe pse për disa prej lojtarëve ka arsye të ndryshme.

 

Chiesa është në shitje, por mbi të gjitha martohet sot, ndaj i është dhënë pushim dhe do të rifillojë stërvitjet në kampin Continassa në Torino javën e ardhshme.

Daniele Rugani, Filip Kostic, Mattia De Sciglio dhe Arthur Melo janë të gjithë të lënduar, ndërsa Szczesny dhe McKennie kanë pushime shtesë pas pjesëmarrjes përkatësisht në EURO 2024 dhe Copa America.

Danilo, Gleison Bremer dhe Douglas Luiz janë gjithashtu ende në pushime pasi kanë luajtur për Brazilin.

Surprizat e vërteta përfshijnë mungesën e Huijsen, i cili është në qendër të një beteje për transferim me klube si Paris Saint-Germain, Bayer Leverkusen, VfB Stuttgart dhe Ëolfsburg që janë vënë pas tij.

 

Një tjetër kthesë e papritur është prania e Soulé në listë, pasi ai besohet se është në prag të një lëvizjeje te Roma për gati 30 milionë euro. /Telegrafi/