Juventus thuhet se ka rënë dakord për një kontratë me mesfushorin e Liverpoolit, Emre Can.
Futbollisti do të mbetet lojtar i lirë gjatë fundit të muajit maj të vitit të ardhshëm pasi që nuk ka mundur të arrij një marrëveshje të re me The Reds.
Megjithatë, 23-vjeçari tani duket i vendosur për një lëvizje në Serie A, ku burimet e “Tuttosport” dhe “TMW” pretendojnë se Juventusi ka rënë dakord për një kontratë personale me lojtarin.
Kjo do të thotë se Can ka vendosur të transferohet në ligën elitare italiane gjatë fundit të sezonit, por do të ketë një përpjekje edhe gjatë janarit.
“Thashë se ende mund të nënshkruajmë një kontratë në maj. Ne duam ta mbajmë atë, ne duhet të jemi aq atraktiv sa të jetë e mundur si një klub”, tha trajneri Jurgen Klopp,
Ky i fundit futbollistin kujtojmë se e kishte sjell në vitin 2014 nga skuadra gjermane e Bayer Leverkusenit.
Ndryshe, mesfushori turko-gjerman deri më tani ka luajtur 99 ndeshje për Liverpoolin, ku ka shënuar shtatë gola. /Telegrafi/