Telegrafi

Juventus, arrihet marrëveshja me Benitez?

Sipas Tuttosport, Bettega dhe agjenti i Benitezit, Manuel Quillon Garcia, janë takuar të hënën në Monte Carlo ku arritën marrëveshje verbale për kontratë trevjeçare dhe se tani ka mbetur të bindet vetëm Liverpooli.

Në ndërkohë, La Stampa shkruan se me ardhjen e Benitezit te Juventusi, shembullin e tij do ta ndiqnin edhe Fernando Torres, Javier Mascherano, Dirk Kuyt dhe Martin Skrtel.

Sipas kësaj gazete, Torres do të largohej nga Liverpooli, por për hiç më pak se 70 milionë euro. /Telegrafi/