Telegrafi

Juventus 4-0 Lecce, notat e lojtarëve: Shkëlqejnë Ronaldo dhe Douglas Costa

Cristiano Ronaldo dhe Douglas Costa. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Juventusi ka marrë fitoren e pestë radhazi në Serie A.

‘Viktima’ e radhës e kampionit në fuqi ishte Lecce, e cila arriti t’i bëjë ballë vetëm në 45 minutat e para.

Me të filluar pjesa e dytë Juventus shënoi dy gola të shpejtë me Dybalan dhe Ronaldon për ta siguruar fitoren.

Portugezi vazhdoi shkëlqimin, teksa në minutën e 84-të asistoi për mrekulli te Gonzalo Higuain që shënoi për 3-0.

Cristiano Ronaldo . (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

E për golin e katërt u përkujdes qendërmbrojtësi Matthijs de Ligt që shënoi me kokë.

Nota më e lartë në ndeshje shkoi për portugezin Ronaldo që kontribuoi me një gol e dy asistime dhe në fund u vlerësua 8,1.

Ndërkohë me nota të larta u vlerësuan edhe Douglas Costa, Paulo Dybala, Matthijs De Ligt, Leonardo Bonucci e Blaise Matuidi.

Nota më e ulët në këtë takim shkoi për mbrojtësin mysafir Lucioni. /Telegrafi/