Kampioni i Italisë ka shënuar edhe fitoren e tretë në tre ndeshjet e para të Series A.
Djelmoshat e trajnerit Max Allegri kanë shënuar fitore në shtëpi me rezultat 3-1 ndaj Sassuolos.
Golat për Juventusin e shënuan nga Gonzalo Higuain (5’, 10’) dhe Miralem Pjanic (27’), ndërsa për Sassuolon shënoi Luca Antei (33’).
Whoscored tashmë kanë publikuar notat e futbollistëve të të dy skuadrave.
Sipas kësaj faqe, notën më të madhe e kishte sulmuesi Gonzalo Higuain. /Telegrafi/
Juventus
Sassuolo