Telegrafi

Juventus 3-1 Lazio, nota e Vedat Muriqit dhe të tjerëve

Juventusi ka fituar ndaj Lazios me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Serie A.

Zonja e Vjetër ka triumfuar me rikthim një ndeshje shumë të hapur dhe të vështirë ndaj Lazios.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Adrein Rabiot (39’) dhe Alvaro Morata (57’, 60’) për vendasit, ndërsa Joaquin Correa (14’) për mysafirët.

Lexo po ashtu Juventusi triumfon me rikthim derbin e javës ndaj Lazios

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi spanjoll, Morata, i cili pas dy golave dhe një asistimi u notua me 8.2.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic që u vlerësua me notë 6.0.

Për rreth 10 minuta në këtë ndeshje luajti edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili u notua me 6.6, ndërsa Cristiano Ronaldo mori notë 6.4. për më shumë se 20 minuta lojë.

Notat e lojtarëve

 

/Telegrafi/