Telegrafi

Juventus 3-0 Pescara, notat e lojtarëve – Memushaj më i miri te Pescara (Foto)

‘Zonja e Vjetër’ ka shënuar edhe një fitore të radhës në Serie A.

Kampioni i Italisë ka vazhduar serinë pozitive në kampionatin italian, duke mposhtur kësaj radhe Pescarën me rezultat të thellë 3-0.

Golat në këtë takim për Juventusin i shënuan, Sami Khedira (36’), Mario Mandukic (63’) dhe Hernanes (69’).

Lexo po ashtu Juve vazhdon me fitore, ngrit epërsinë ndaj përcjellësve (Video)

Whoscored tashmë ka publikuar notat e futbollistëve të të dyja skuadrave, varësisht nga paraqitjet e tyre në këtë takim.

Sipas kësaj faqe, futbollisti më notën më të lartë ishte mesfushori gjerman, Khedira, i cili u notua me 8.6, ndërsa te Pescara më i miri ishte mesfushori shqiptar, Ledian Memushaj me notën 6.8. /Telegrafi/

Juventus:

Te Juve shkëlqyen edhe Hernanes, Sandro dhe Mandzo

 

Pescara:

Mesfushori i kombëtares shqiptare ishte i vetëm te skuadra e tij