Juventusi ka fituar 3-0 ndaj Lazios në kuadër të javës së 15-të në Serie A.
Golat për Zonjën e Vjetër i shënuan Moise Kean me dy dhe Arkadiusz Milik.
Juventusi ishte ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.26, me Lazion që u vlerësuan me 6.64.
Lojtari i ndeshjes ishte padyshim Kean, që shënoi dy gola dhe mori notën 8.4.
Elseid Hysaj nuk ishte në elementin e tij në këtë takim, dhe u vlerësua me 6.3.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Adam Maursic, që u notua me 6.1. /Telegrafi/