Juventus dhe Lazio kanë barazuar 2-2 në ndeshjen e fundit të Zonjës së Vjetër në Allianz Stadium.
Zonja e Vjetër e ka humbur epërsinë prej dy golave nga pjesa e parë falë realizimeve nga Dusan Vlahovic dhe Alvaro Morata.
Në pjesën e dytë kryeqytetasit realizuan dy gola, një me Alex Sandron si autogol dhe një tjetër nga Milenkovic Savic në minutat e fundit.
Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata ishte më i miri në këtë ndeshje, derisa notë të mirë te vendasit patën edhe Mattia Perin e Federico Bernardeschi.
Te Lazio nota më e lartë shkoi për mesfushorin Danilo Cataldi si dhe Mattia Zaccagni, derisa Thomas Strakosha kishte notën më të ulët në ndeshje. /Telegrafi/