Juventusi e fitoi ndeshjen e fundit kampionale në Serie A për 2017/18 ndaj Hellas Veronës me rezultat 2-1.
Golat për Zonjën e Vjetër i shënuan Daniele Rugani (49-të) dhe Miralem Pjanic (53-të).
Ndërsa goli i vetëm për mysafirët u shënua nga Alessio Cerci në minutën e 76-të.
Më i miri në këtë takim ishte Pjanic, por paraqitje të mirë arritën të bëjnë edhe Paulo Dybala, Claudio Marchisio dhe Alex Sandro.
Ndërsa për Veronën më i miri ishte Nicolas Andrade, që në mes të tjerave bëri edhe një pritje të penalltisë.
Por, me notë të lartë u vlerësua edhe Romulo e Mohamed Salim Fares, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve. /Telegrafi/
Juventus:
Hellas Verona: