Juventusi ka fituar 2-1 ndaj Ferencvarosit në kuadër të fazës së Grupeve në Ligën e Kampionëve.
Golat për Zonjën e Vjetër i shënuan Cristiano Ronaldo dhe Alvaro Morata, derisa për mysafirët realizoi Myrto Uzuni.
Juventusi ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.94, me Ferencvarosin që u vlerësua 6.42.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë ishte Juan Cuadrado që u notua me 8.3, fal dy asistimeve të tija.
Myro Uzuni që shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij, kishte paraqitje të mirë dhe u vlerësua me 7.7.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj përballje doli të ishte Oleksandr Zubkov me vlerësimin 5.8.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/