Telegrafi

Juventus 2-0 Spezia, notat e lojtarëve: Bremer më i miri tek fituesit

Juventusi është rikthyer te fitoret në Serie A pas dy barazimeve të njëpasnjëshme.

Kampioni i shumëfishtë italian ka arritur ta mposht Spezian me rezultat të pastër 2-0 falë golave nga Dusan Vlahovic dhe Arkadiusz Milik.

Zonja e Vjetër ka marrë tri pikë që e mbajnë afër liderit të kampionatit Romës.

Nota më e lartë në këtëndeshje shkoi për qendërmbrojtësin brazilian Bremer, derisa paraqitje të mirë patën edhe Adrien Rabiot, Federico Gatti e Fabio Miretti.

Te skuadra mysafire më i vlerësuari ishte Jakub Kiwior, derisa nota më e ulët shkoi për portierin Bartlomiej Dragowski. /Telegrafi/