Juventusi është rikthyer te fitoret në Serie A pas dy barazimeve të njëpasnjëshme.
Kampioni i shumëfishtë italian ka arritur ta mposht Spezian me rezultat të pastër 2-0 falë golave nga Dusan Vlahovic dhe Arkadiusz Milik.
Zonja e Vjetër ka marrë tri pikë që e mbajnë afër liderit të kampionatit Romës.
Nota më e lartë në këtëndeshje shkoi për qendërmbrojtësin brazilian Bremer, derisa paraqitje të mirë patën edhe Adrien Rabiot, Federico Gatti e Fabio Miretti.
Te skuadra mysafire më i vlerësuari ishte Jakub Kiwior, derisa nota më e ulët shkoi për portierin Bartlomiej Dragowski. /Telegrafi/