Juventusi ka vazhduar me fitore në Serie A edhe në sfidën ndaj Empolit.
‘Zonja e Vjetër’ ka fituar me rezultat 2-0 ndeshjen kundër Empolit të luajtur në ‘Juventus Stadium’.
Goli i parë i Juves erdhi me anë të autogolit të portierit Lukasz Skorupski (52’) dhe i dyti me anë të Alex Sandros (65’).
Lojtari më i vlerësuar ishte pikërisht Sandro, i cili u notua me 9.5, ndërsa nota më e ulët në ndeshje shkoi për Giuseppe Bellusci me notën 5.8. /Telegrafi/
Juventus:
Empoli: