Juventus dhe Roma kanë luajtur baras në derbin e javës në Serie A.
Pas 90 minutave të zhvilluara në ‘Allianz Stadium’, rezultati ishte i barabartë 1-1.
Dusan Vlahovic kaloi vendasit në epërsi në minutën e dytë, derisa Tammy Abraham barazoi gjithçka 21 minuta para fundit të ndeshjes.
Mbrojtësi brazilian Danilo ishte me notën më të lartë në fushë te Zonja e Vjetër, teksa me notë të lartë u vlerësuan edhe Dusan Vlahovic dhe Bremer.
Ndërkohë te Roma nota më e lartë shkoi për Chris Smalling, derisa lart u vlerësuan edhe Roger Ibanez dhe Paulo Dybala. /Telegrafi/