Juventus është i vetmi klub italian që kualifikuar këtë sezon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Kampioni ka shënuar fitore edhe në takimin e dytë kundër Portos, por kësaj radhe me rezultat minimal 1-0, përkatësisht pas dy ballafaqimeve 3-0.
Tashmë whoscored ka publikuar vlerësimet e lojtarëve, ku Dani Alves dhe Paulo Dybalas kanë marrë notat më të lartë 7.9, transmeton Telegrafi.
Te portugezët më i miri në fushë ishte sulmuesi Yasin Brahimi, i cili u vlerësua me notën 7.5.
Pas kësaj, Juve do të pret kundërshtarin e radhës pas hedhjes së shortit në Nyon të Zvcirës. /Telegrafi/
Juventus
Porto