Telegrafi

Juventus 0-1 Empoli, notat e Ismajlit, Bajramit dhe të tjerëve

Juventusi është mposhtur në shtëpi nga Empoli me rezultat minimal 0-1 në takimin e vlefshëm për javën e dytë në Serie A duke filluar shumë keq epokën pas largimit të Cristiano Ronaldos.

Zonja e Vjetër nuk e ka shijuar fitoren as në takimin e javës së dytë të sezonit 2021/22, pasi është befasuar në Allianz Stadium nga Empoli.

Goli i vetëm në fitoren minimale të mysafirëve u shënua në minutën e 21-të nga sulmuesi Leonardo Mancosu.

Lexo po ashtu Juventusi e fillon tmerrshëm epokën “pas Ronaldo”, mposhtet në shtëpi nga Empoli

Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte portieri i Empolit, Guglielmo Vicario, i cili u notua me 8.2.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mesfushorin e Juves, Adrien Rabiot që u vlerësua me notë 6.4.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti mbrojtësi shqiptar Ardian Ismajli që pati një paraqitje të mirë me notë 7.1, po aq sa u notua edhe Nedim Bajrami për 70 minuta lojë.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/