Telegrafi

Juve zhbllokon rezultatin, shënon dy gola të shpejtë (Video)

Juventusi ka krijuar epërsi të dyfishtë kundër Dinamo Zagrebit në ndeshjen që po zhvillohet në Kroaci.

Zonja e Vjetër i pati nën kontroll minutat e para të ndeshjes dhe arriti ta zhbllokojë rezultatin.

Një top i gjatë në drejtim të zonës, arriti te Miralem Pjanic, i cili realizoi me lehtësi (24’).

Pak minuta më pas, vendasit patën një rast duke e goditur shtyllën e bardhezinjve.

Mirëpo, Bianconerët reaguan përsëri duke e shënuar edhe golin e dytë në këtë sfidë. Gonzalo Higuain ishte realizues (30’). /Telegrafi/

https://twitter.com/JuveDybala99/status/780847383953432576