Juventusi ka kaluar në epërsi në ndeshjen kundër Crotones që po e zhvillon para tifozëve të vet në Torino.
Mario Mandzukic është futbollisti që e ka shënuar golin e Zonjës së Vjetër (52’).
Pas një harkimi të Andrea Barzaglit, sulmuesi kroat kërceu më lartë për të realizuar me kokë.
Theksojmë se në gjysmën e parë të kësaj sfide nuk pati gola.
Juventusit i nevojiten tri pikët nga kjo ndeshje për të qëndruar pranë kreut të tabelës.
Me fitore eventuale, Juventusi do të qëndronte katër pikë prapa Napolit. /Telegrafi/