Site icon Telegrafi

Juve zbulon fanellën speciale që do të luajë në finalen e Superkupës ndaj Lazios

Juventusi ka zbuluar një fanellë të veçantë arabe për ndeshjen e Superkupës së Italisë kundër Lazios, e cila zhvillohet në kryeqytetin saudit, Riadh të dielën.

Bianconerët po përgatiten të luajnë për trofeun e parë të sezonit, kur përballen me fituesit e Kupës së Italisë, Lazion, në King Saud University Stadium.

Për të shënuar këtë rast, ata do të veshin një fanellë të veçantë me të gjithë emrat e lojtarëve të tyre të shkruar në arabisht.

Lexo po ashtu Kur do të zhvillohet finalja e Superkupës së Italisë mes Juves dhe Lazios

“Përmes kësaj zgjedhjeje, ne duam t’i bëjmë nder një forme tradicionale të artit”,  ka thënë fillimisht zyrtari kryesor i të ardhurave Giorgio Ricci në faqen zyrtare të klubit.

“Me këtë, Juventus dëshmon të jetë, edhe një herë, afër fansave të tyre nga e gjithë bota, me një fanellë të veçantë, e cila gjithashtu konfirmon thirrjen për të eksploruar territore të reja”.

Lexo po ashtu Liga Italiane e Futbollit pritet të bëjë ndryshime në Superkupë, kërkohet të luhet me katër ekipe - sistem “Final Four”
“]

“Bashkëpunimi me artistin e madh, Shaker Kashgari, e bën një emërim të rëndësishëm si Superkupa Italiane edhe më të veçantë”,

Vetëm 500 nga fanellat e ‘Home Authentic Riyadh Edition’ kanë dalë në shitje me kuti autentike dhe emra dhe numra të veçantë të Paulo Dybala, Cristiano Ronaldo, Matthijs de Ligt, Miralem Pjanic dhe Giorgio Chiellini. /Telegrafi/

 

Exit mobile version