Juventusi ka arkëtuar pikë të plota në triumfin prej 2-1 kundër Chievos në Stadio Marc’Antonio Bentegodi.
Gjysma e parë nuk prodhoi gola, ndërsa rastin më të mirë në 45 minutat e para e pati Gonzalo Higuain.
Zhbllokimi i rezultati erdhi në minutën e 53-të. Cuadrado dhuroi një asistimi shumë të mirë për Mario Mandzukic, i cili nuk e pati vështirë të shënonte.
Lichtsteiner e ndali Sergio Pellissierin në zonë dhe arbitri akordoi penalti. Sulmuesi veteran e mposhti Buffonin nga pika e bardhë (66’) për ta barazuar rezultatin.
Miralem Pjanic nxori një gjuajtje të lirë, pikërisht në pozitën e tij dhe vet e mori përgjegjësinë. Ekzekutimi ishte fantastik, saqë goditja e boshnjakut ishte e pandalshme (75’).
Bianconerët patën edhe shumë raste të tjera deri në mbyllje të sfidës, por nuk i konkretizuan.
Juventusi vazhdon të jetë lider në Serie A me pesë pikë më shumë se Milani dhe shtatë më shumë se Roma që këtë javë luan kundër Bolognas. /Telegrafi/
https://youtu.be/aldSjMTNXH8
https://youtu.be/53riXl43FQ4