Site icon Telegrafi

Juve vazhdon me fitore, ngrit epërsinë ndaj përcjellësve (Video)

Juventus ka shënuar fitore ndaj Pescarës në takim e vlefshëm për javën e 13-të të Serie A.

‘Zonja e Vjetër’ ka shënuar edhe një fitore në kampionatin italian, ku ka mposhtur Pescarës në shtëpi me rezultat 3-0.

Pjesa e parë e takimit shkoi gjithçka nën regjinë e vendësve të cilët rrezikuan shumë, por golin e epërsisë e gjetën vetëm në minutën e 36-të.

Grinta e Khediras pas golit të shënuar

Ky gol u shënua nga mesfushori gjerman, Sami Khedira, i cili shënoi pas një aksioni të mirë, ku në fund u asistua nga Mario Mandzukic dhe me këtë rezultat skuadra shkuan në pushimin mes dy pjesëve.

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të kampionit italian, të cilët arritën të gjejnë golin edhe dy herë tjera me Mandzukic dhe Hernanes.

Momenti i golit nga Mandzukic

Goli i kroatit erdhi në minutën e 63-të pas asistimit të Khediras, ndërsa supergoli i brazilianit u shënua në minutën e 69-të nga një distancë rreth 30 metrave.

Pamje e qartë nga pozita ku Hernanes shënoi supergolin

Pas kësaj fitore, Juve prinë e vetme në tabelë me 33 pikë teksa në javën tjetër do të luaj ndaj Genoas, ndërsa Pescara e sheh vetën në pozitën e 18-të me shtatë pikë, ku në javën tjetër do të udhëtoj te Roma. /Telegrafi/

https://twitter.com/Juventus_VEN/status/800083847463444481

https://www.youtube.com/watch?v=0zoA04CYSjY

Exit mobile version