Site icon Telegrafi

Juve vazhdon me fitore, blindon kreun e Serie A (Video)

Juventus ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Cagliarit me rezultat 2-0.

Skuadra e Massimiliano Allgerit ka shënuar edhe fitoren e pestë radhazi në Serie A, duke ngritur kështu epërsinë në shtatë pikë ndaj ndjekësit të parë, Romës.

Juventusi ka dominuar ndeshjen në Sant’Elia të Cagliarit, por për të parë golin e parë në ndeshje u desh të presim minutën e 37.

Ishte sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, i cili shënoi një gol të bukur nga afërsia pas asistimit të Claudio Marchisios dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Momenti i golit të parë nga Higuain

Edhe pjesa e dytë i takoi ‘Zonjës së Vjetër’, të cilët e diktonin tempin e lojës në çdo moment dhe kohë pas kohe rrezikonin portën e vendasve.

Goli i vetëm në këtë pjesë u shënua poashtu nga Higuain, i cili dyfishoi epërsinë në minutën e 47 të ndeshjes pas një asistimi të bukur nga Paulo Dybala.

Higuain teksa shënon për 2-0!

Deri në fund të ndeshjes, pati shumë raste tjera për gol, sidomos nga skuadra mysafire, por pa arritur t’i tundin rrjeta dhe ndeshja përfundoi me fitoren e Juves me rezultat 2-0, ndërsa vlen të theksohet që Cagliari e mbylli ndeshjen me 10 futbollistë, pasi në minutën e 67 u ndishku me të kuq Nicolo Barella.

Pas kësaj fitore, Juventusi prinë kampionatin me 60 pikë apo shtatë më shumë se Roma në vend të dytë, ndërsa Cagliari renditet në vendin e 15 me 27 pikë. /Telegrafi/

https://twitter.com/futios33/status/830880891174019072

Exit mobile version