Site icon Telegrafi

Juve-Udine, formacionet startuese

Juventusi do të kërkojë ta përforcojë kreun në ndeshjen e javës së tetë në Serie A.

Zonja e Vjetër është nikoqir i Udineses në Torino dhe konsiderohet favorit për tri pikë të reja.

Në shtatë javët e para, Bianconerët kanë regjistruar gjashtë fitore dhe një humbje, kurse Udine ka dy fitore, një barazim dhe një humbje.

Massimiliano Allegri dhe Luigi Delneri kanë zgjedhur njëmbëdhjetëshat që i konsiderojnë në formë më të mirë për lojë.

Formacioni startues i Juventusit: Buffon; Lichtsteiner, Benatia, Barzagli, Evra; Cuadrado, Hernanes, Lemina, Alex Sandro; Mandzukic, Dybala.

Formacioni startues i Udineses: Karnezis; Wague, Danilo, Felipe, Armero; Fofana, Kums, Jankto; De Paul, Duvan Zapata, Thereau.

/Telegrafi/

Exit mobile version