Telegrafi

Juve turpërohet sërish

Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma ka përfunduar me fitoren e Giallorossëve me rezultat prej 2-1.

Në fraksionin e parë të lojës Juventusi ishte skuadër dominuese, megjithatë pas 45 minutave rrjetat heshtën.

Mirëpo me të filluar pjesa e dytë (51’), ikona bardhezi, Alessandro Del Piero me nëj gol të bukur, kaloi vendasit në epërsi.

Në minutën e 68-të të ndeshjes u akordua penallti në favor të Romës, të cilën e shndërroi në gol legjenda e skuadrës tjetër, Francesco Totti.

Në minutën e 83-të, portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, bëri më të mirën e mundshme për të shpëtuar golin, duke ndërhyrë si lojtar i fundit ndaj Riises, jashtë gjashtëmbëdhjetëmetërshit, por kjo i kushtoi me karton të kuq.

Megjithatë, në minutat shtesë të ndeshjes (90’+2), pas një harkimi të Pizzaros, John Arne Riise shënoi golin e fitores për Romën.

Pas kësaj fitoreje, kryeqytetasit i afrohen në vetëm dy pikë Milanit, që të dielën zhvillon derbin lokal kundër Interit, ndërsa me këtë humbje Juventusi fundoset edhe më shumë. /Telegrafi/