Juventus ka thelluar rezultatin në 3-0 ndaj Sassuolos.
Ishte mesfushori i ardhur nga Roma, Miralem Pjanic, i cili shënoi golin e tretë, gol ky që erdhi në ndeshjen e tij të parë zyrtare për Juventusin.
Goli i boshnjakut erdhi në minutën e 28-të nga afërsia, pas topi iu kthyer nga shtylla që e goditi me kokë.
Megjithatë, pas gjashtë minutave lojë edhe Sassuolo gjeti golin e parë me anë të mbrojtësit Luca Antei, i cili shënoi pas një dalje të gabuar të Buffon. /Telegrafi/
https://twitter.com/SerieAchannel/status/774646442698928129