Telegrafi

Juve siguron shërbimet e talentit brazilian

Juventusi ka arritur marrëveshje për transferimin e talentit Matheus Pereira nga Corinthiansi.

18-vjeçari do t’i bashkohet ekipit të dytë të Zonjës së Vjetër, e cila ka mposhtur Paris Saint-Germaini për shërbimet e futbollistit që ka kushtuar dy milionë euro.

Bianconerët pritet të mbesin pa mesfushorin kryesor, Paul Pogba, i cili mund të largohet gjatë verës.

Kampioni italian është duke kërkuar talentë për të zëvendësuar francezin.