Telegrafi

Juve shkon në fazën tjetër nga vendi i parë (Video)

Juventusi nuk ka pasur telashe në ndeshjen e fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve duke e mposhtur Dinamo Zagrebin me rezultat 2-0.

Bianconerët ishin dominues në gjysmën e parë të lojës, mirëpo përkundër rasteve nuk ia dolën të shënojnë.

Goli parë u realizua nga Gonzalo Higuain

Falë angazhimit të Leminas, Gonzalo Higuain e mori topin dhe me një goditje të fuqishme e zhbllokoi rezultatin (52’).

Një harkim të Pjanic nga këndi e priti në zonë Daniele Rugani për të shënuar me kokë golin e dytë të vendasve (73’).

Mbrojtësi i ri e shënoi golin e sigurisë

Me këtë fitore, Juventusi vazhdon në fazën e eliminimit direkt nga vendi i parë në Grupin H, me 14 pikë.

Ndeshja tjetër e këtij grupi, ndërmjet Lyonit dhe Sevillas, ka mbaruar pa gola. Skuadra spanjollë vazhdon në Ligën e Kampionëve, kurse ekipi francez do të luajë në Europa League. /Telegrafi/