Telegrafi

Juve shijon humbjen

Takimi i zhvilluar të dielën mbrëma në Stadio Barbera, ndërmjet Palermos dhe Juventusit, ka përfunduar me fitoren e sicilianëve me rezultat 2-0.

Vendasit shënuan dy herë në pjesën e parë, me anë të Edinson Cavanit (37’) dhe Fabio Simplicios (42’) për t’ia shënuar humbjen e parë të sezonit Zonjës së Vjetër.

Pas kësaj humbjeje, Juve pozicionohet në vend të tretë me 14 pikë, aq sa ka edhe Fiorentina që mban vendin e katërt, ndërsa Sampdoria dhe Interi mbajnë dy vendet e para me nga 16 pikë.