Telegrafi

Juve shënon fitore

Bianconerët e kanë mposhtur Parmën me rezultat 2-1, në ndeshjen e zhvilluar të martën në Stadio Tardini.

Që në minutat e para të ndeshjes (3’), boshnjaku Hasan Salihamidzic krijoi avantazh për mysafirët.

Ish-lojtari i Juventusit, Nicola Amoruso, barazoi rezultatin në minutën e 25-të, pas një krosimi të Damiano Zenonit.

Njeriu fatal i vendasve në këtë ndeshje ishte Paolo Castellini, i cili shënoi autogol (39’), për t’ia siguruar fitoren skuadrës kundërshtare.

Në pjesën e dytë nuk pati gola, pos një karton të kuq të cilin e mori mbrojtësi i Juventusit, Martin Caceres (74’).

Pas kësaj fitoreje, Zonja e Vjetër pozicionohet në vendin e dytë në tabelë, së paku derisa Milani të zhvillojë ndeshjen e javës së 18-të kundër Genoas. /Telegrafi/