Juventusi ka rikthyer interesimin për Henrikh Mkhitaryanin, para se ai ta rinovojë kontratën me Borussia Dortmundin.
Mesfushori ofensiv është kërkuar nga Zonja e Vjetër qe disa vite, ndërsa kontrata aktuale me klubin gjerman i skadon në vitin 2017.
Tuttosport raporton se gjatë javës pritet që Bianconerët të kontaktojnë me armenin, duke qenë se ai është pranë rinovimit me BVB.
Përparësi e Juves është se agjenti i lojtarit, Mino Raiola, ka raporte të afërta me klubin italian.
Ndryshe, 27-vjeçari ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar 16 asistime në 28 paraqitje këtë sezon. /Telegrafi/