Telegrafi

Juve rikthen epërsinë ndaj Udineses pas golit të Ruganit (Video)

Janë shënuar dy gola të shpejtë në pjesën e dytë mes Udineses dhe Juventusit për rezultatin 2-2.

Të parët që shënuan ishin vendasit dhe goli erdhi nga Danilo në minutën e 47-të pas një harkimi në zonë nga Rodrigo De Paul.

Zonja e Vjetër riktheu epërsinë me anë të Daniele Ruganit në minutën e 52-të.

Në rast të fitores Juve do vazhdonte në pozitën e tretë në Serie A. /Telegrafi/