Juventusi e ka lënë pas humbjen në derbi nga Interi dhe e ka rigjetur fitoren duke e mposhtur Cagliarin me rezultat 4-0.
Bianconerët e nisën sfidën duke kërkuar golin nga minuta e parë dhe Daniele Rugani realizoi pas një topi të kthyer nga goditja e Higuain (14’).
Pa përfunduar 45 minutat e para, Zonja e Vjetër realizoi edhe dy gola të tjerë. Pas rasteve të njëpasnjëshme, Bianconerët e shënuan golit e dytë. Gonzalo Higuain reagoi më së miri në zonë duke shfrytëzuar një top të kthyer dhe futi në rrjet (34’).
Golin e tretë të bardhezinjve e shënoi mbrojtësi i djathtë, Daniel Alves (40’).
Në gjysmën e dytë u shënua vetëm një gol që në fakt ishte autogol. Portën e gaboi Luca Ceppitelli në minutën e 84.
Ky triumf e pozicionon Juventusin në vend të parë në tabelë, me një pikë më shumë se Napoli që luajti baras (0-0) kundër Genoas. /Telegrafi/
https://youtu.be/29jDEkTArEw
https://youtu.be/NYFYea94Spo
https://youtu.be/m23MocOrJLE