Juventusi raportohet se është në ndjekje të mesfushorit të Romës, Radja Nainggolan.
Sipas sportives torineze, Tuttosport, Juventusi po e ndjek Nainggolanin dhe do të përdorë Pjanicin për të bërë presion te Roma për ta liruar lojtarin.
Sidoqoftë një marrëveshje e tillë shihet ende larg arritjes, pasi që vet 29 vjeçari ka shprehur urrejtjen e tij për klubin Bianconer.
Një synim më realist për Juventusin duket Mamadou Coulibaly i cili është ende subjekt i takimeve mes Juves dhe Pescaras.
/Telegrafi/