Telegrafi

Juve përgatit listën e lojtarëve që do të largohen

Zonja e Vjetër tashmë ka siguruar shërbimet e Fabio Cannavaros, Diegos dhe Gaetano D’Agostinos, që lë të kuptohet se formacioni i zakonshëm 4-4-2 do të ndërrohet në 4-3-1-2.

Sportmediaset.it njofton se Ferrara ka dhënë disa ide se kush duhet të qëndrojë dhe kush duhet të largohet.

Trajneri ka kërkuar qëndrimin e Olof Mellberg me kusht që të ketë më shumë mbrojtës në dispozicion, ndërkohë të riun Sebastian Giovinco do ta shfrytëzojë si zëvendësues të denjë të Diegos për sezonin r i.

Njëri nga lojtarët i cili është më afër largimit nga Bianconerët është sulmuesi francez David Trezeguet, ndërsa nëse vijnë oferta të mira, atëherë Tiago, Christian Poulsen dhe Mauro Camoranesi do të shiten.