Telegrafi

Juve opsion për Zidane, pasi Deschamps pritet të mbetet trajner i Francës

(Foto: Sports.fr)

Juventusi është njëri prej opsioneve për të ardhmen e Zinedine Zidane, duke qenë se Didier Deschamps pritet të mbetet trajner i Francës – njofton L’Equipe.

Legjenda e futbollit, një ish-lojtar i Zonjës së Vjetër, është lidhur me postin e përzgjedhësit të Les Bleus prej se u largua nga Real Madridi në vitin e kaluar.

Megjithatë, fushata e mirë e Francës nën drejtimin e trajnerit aktual (një tjetër ish-futbollist i Juves), ka bërë që Federata t’i ofrojë kontratë të re.

(Foto: Le Monde)

Sipas L’Equipe, Deschamps do të mbetet në krye të përfaqësueses, ndërsa Zidane do të kërkojë mundësi të tjera.

Juventusi është në mesin e opsioneve të tij, përkundër se Massimiliano Allegri ka kontratë deri në vitin 2025. Pozita e trajnerit të tanishëm të Bianconerëve është vënë në dyshim, sidomos pas dorëheqjes së gjithë bordit të drejtorëve në muajin e kaluar, përfshirë edhe presidentin Andrea Agnelli.

Sidoqoftë, gazeta franceze sqaron se Zizou nuk është duke u ngutur për të gjetur një klub të ri dhe do t’i shqyrtojë opsionet e tij në muajt e ardhshëm. /Telegrafi/