Telegrafi

Juve me ofertë konkrete në drejtim të Romës: Para plus një futbollist për Zaniolon

Nicolo Zaniolo vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Juventusit për afatin kalimtar të verës.

Mesfushori ofensivë i Romës pëlqehet dhe ndiqet që disa vite nga Juventus, por Giallorosët kanë refuzuar disa oferta.

Juve ende nuk e ka të qartë të ardhmen e Paulo Dybalas i cili mund të largohet në verë si futbollist i lirë dhe Zaniolo shihet si zëvendësuesi i tij.

Gazeta torineze Tuttosport ka raportuar se Juve ka dalë me një ofertë konkrete për Romën.

Në fakte Zonja e Vjetër ka dy propozime për Giallorosët, ku i pari është oferta prej 40 milionë eurove për kartonin e Zaniolos.

Ndërkohë oferta e dytë që Juve po mendon ta bëjë është duke i ofruar shërbimet e mesfushorit amerikan Weston McKennie dhe para për italianin.

Tani topi është në anën e Romëse nëse do ta pranojnë njërën nga ofertat e Juves apo t’ia vazhdojnë kontratën talentit të tyre. /Telegrafi/