Telegrafi

Juve nuk ngutet për kontratën e Del Pieros

Është thuajse e paimagjinueshme që kapiteni i Zonjës së Vjetër të largohet nga skuadra e tij, ndërsa shtypi italian pohon se janë të nevojshme negociata të suksesshme që kapiteni të jetë i lumtur te Juventusi.

“Corriere dello Sport” njofton se drejtori sportiv i Juves, Alessio Secco, ka shpjeguar se Bianconerët aktualisht kanë prioritet tjera dhe se do të bisedojnë me kapitenin e tyre kur të vijë koha.

Sipas të gjitha gjasave, Del Piero do të pranojë uljen e pagës vjetore vetëm të qëndrojë me skuadrën e tij të zemrës.

Ikona e Juves bart fanellën bardhezi që nga viti 1993 dhe është rekorder si në numrin e paraqitjeve ashtu edhe për golat e shënuar me këtë fanellë.