Telegrafi

Juve nuk luan në Ligën e Kampionëve

Ishin sicilianët ata që luajtën më mirë në këtë sfidë, duke prekur në disa momente fitoren. Pas një tollovie, në zonë më së miri u gjet Matias Silvestre, i cili shënoi për rezultatin 1-0. (24’)

Sidoqoftë, me të filluar fraksioni i dytë, një top të pranuar nga Diego e ndali mirë Claudio Marchisio që shënoi në portën e vendasve (52’) për 1-1 dhe rezultatin përfundimtar.

Catania ka mundur të sigurojë shumë lehtë dhe fitoren nëse Maxi do të shënonte në mënyrë akrobatike, por goditjen e tij e ndali Gianluigi Buffon.

Sampdoria dhe Palermo u treguan solide duke shënuar fitore ndaj Livornos, respektivisht Sienas për të vazhduar luftën për pozitën e katërt.

Juventusi përveç se është përshëndetur nga Liga e Kampionëve, nëse edhe në dy javët e fundit luan kështu, mund t’i thotë së shpejti lamtumirë edhe Europa League. /Telegrafi/