Juventusi ka fituar thellë me rezultat 3-0 ndaj Empolit në udhëtim, që ishte një tjetër “shëtitje e mirë në park”.
Pjesa e parë kaloi me frymë dominuese nga Zonja e Vjetër, që hyri me formacionin më të mirë.
Megjithatë, bardh e zinjt nuk shënuan dhe gjithçka u la për pjesën e dytë.
Edhe në pjesën e dytë goli erdhi vetëm në minutën e 65-të, kur Dybala u asistua nga Alex Sandro për 1-0.
Vetëm dy minuta më vonë një aksion tejet të bukur e finalizon Higuain për 2-0.
Dhe Higuain tri minuta pas golit të dytë (70’), shënoi golin e dytë të tij personal dhe të tretin për Juven brenda vetëm pesë minutash në pjesën e dytë.
Deri në fund Juve pati edhe disa raste, ku u inkuadrua edhe transferi Marco Pjaca, por nuk pati ndryshim më rezultat.
Juventusi vazhdon të qëndrojë stoikisht ën vendin e parë me 18 pikë, shtatë pikë më shumë se Interi që sonte zhvillon duelin me Romën dhe katër pikë më shumë se Napoli që nga ora 15:00 i shkon Atalantas në Estadio Azzuri d’Italia. /Telegrafi/