Telegrafi

Juve nuk fiton as me trajnerin e ri

Bianconerët kanë barazuar me rezultat 1-1 kundër Biancocelestëve, në ndeshjen e zhvilluar para tifozëve të vet në Torino.

Zonja e Vjetër zhvilloi ndeshje më të mirë dhe dominoi thuajse gjatë gjithë takimit, mirëpo rezultati nuk ishte ai i nevojshmi.

Ikona bardhezi Alessandro Del Piero fitoi një penallti, të cilën e shndërroi në gol (70’) për të kaluar vendasit në epërsi.

Mirëpo, fitoren Juventusit ia mohoi Stefano Mauri, i cili shënoi tetë minuta më vonë (78’), për t’ia siguruar një pikë të rëndësishme skuadrës kryeqytetase. /Telegrafi/