Juventusi ka treguar se nuk është në disponim të hapet lufta për titull në Serie A, pasi ka mposhtur pa probleme Lazion në Juventus Arena me rzultat 2-0.
Fitorja e sigurtë e Juventusit u vulos qysh në 20 minutat e parë.
Bianconerët e nisën furishëm takimin kur Dybala pas pesë minutash lojë me ndihmë të Mandzukic shënoi për 1-0.
Vetëm pak minuta më vonë (17’) ishte Cuadrado ai që gjeti Higuainin i cili finalizoi për 2-0.
Deri në fund të takimit të dyja skuadrat patën rastet e tyre, kurse Lazio nuk ariti as se si që të kthehet në lojë.
Me këtë rezultat edhe përfundoi kjo ndeshje.
Pas këtij dueli Juventusi ka 48 pikë në tabelë, katër pikë më shumë se Roma që sonte luan ndaj Cagliarit, dhe katër pikë më shumë ndaj Napolit, e 12 pikë më shumë se Interi, që viziton Palermon dhe i shkon Juventusit më 5 shkurt. /Telegrafi/
https://youtu.be/ex1FL33R8KM