Michy Batshuayi duket gjithnjë e më larg skuadrës së tij aktuale Olympique Marseille.
Sulmuesi belg që ka pasur një edicion për tu mbajtur në mendje, ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të ndryshme evropiane.
Por skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e tij duket se është kampioni aktual i Italisë, Juventus.
‘Zonja e Vjetër’, ka raporte të mira me klubin francez pas huazimit të Paulo De Ceglies dhe Mauricio Islas në Marseille.
Kështu sipas medieve franceze përfaqësues të dy klubeve do të ulen për të biseduar rreth transferimit të Batshuayit në Torino.
Juve ofron dy mbrojtësit De Ceglie dhe Isla në drejtim të Marseilles si dhe 20 milionë euro për lojtarin, por tani mbetet të shihet kërkesa e klubit francez. /Telegrafi/