Telegrafi

Juve në pozitën e katërt

Diego shënoi golin e parë për mysafirët në fillim të ndeshjes (5’) për të vendosur rezultatin përfundimtar të pjesës së parë.

Me të filluar pjesa e dytë (50’), vendasit barazuan rezultatin me anë të Antonio Busce.

Për fitoren e Juventusit u përkujdes zëvendësuesi i Diegos, Antonio Candreva, kur kapiteni Alessandro Del Piero nxori nga loja tre lojtarë për të pasuar te bashkëlojtari i tij që shënoi golin e avantazhit (66’), që rezultoi të ishte i fitores.

Pas kësaj fitoreje Juventusi ngjitet në pozitën e katërt, me katër pikë më pak se Milani që të dielën mbrëma zhvillon ndeshjen e javës së 25-të. /Telegrafi/