Site icon Telegrafi

Juve mposht Sampdorian dhe i afrohet më shumë titullit

(Foto: Getty Images)

Juventusi e ka regjistruar fitoren e 27-të në Serie A duke triumfuar me rezultat 3-0 kundër Sampdorias në Allianz Stadium.

Rezultati u zhbllokua në fund të pjesës së parë (45′), pasi Mario Mandzukic realizoi pas një harkimi të bukur në zonë nga Douglas Costa.

Mario Mandzukic e zhbllokoi rezultatin (Foto: Getty Images)

Ishte një tjetër harkim i Costas dhe Benedikt Hoewedes shënoi me kokë golin e tij të parë në karrierë në kampionatin italian për Juventusin (60′).

Benedikt Hoewedes shënoi golin e dytë të ndeshjes dhe të parin me fanellën e Juves (Foto: Getty Images)

Sami Khedira e shënoi golin e tretë të takimit (75′) pas një tjetër asistimi të Douglas Costas.

Me këtë fitore, Juventusi vazhdon kryesimin e tabelës në Seri A me 84 pikë të arkëtuara pas 27 fitoreve, tri barazimeve dhe dy humbjeve.

Sami Khedira e vendosi rezultatin përfundimtar (Foto: Getty Images)

Diferenca me Napolin tash është gjashtë pikë, kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro për t’u zhvilluar.

Sampdoria ka mbetur larg zonës së Ligës së Evropës, mirëpo e ka siguruar mesin e tabelës dhe qëndrimin në Serie A.

Në xhiron e ardhshme, Juventusi udhëton te Crotone, ndërsa Sampdoria e pret Bolognan. /Telegrafi/

Exit mobile version